Çelsi josh Hazardin, Reali monitoron situatën

Eden Hazard ka qenë në qendër të kësaj merkatoje, pasi vetë sulmuesi pati deklaruar gjatë Kupës së Botës se mund të jetë momenti i duhur për të që të ndryshojë ambient. Real Madrit u hodh menjëherë në sulm sapo Ronaldo vendosi të largohej, por gjithçka ende është një enigmë dhe e ardhmja e lojtarit në fjalë është pezull.

Tekniku Sarri e ka shprehur hapur se e dëshiron Hazard ta ketë pjesë të skuadrës, pasi ai e konsideron si një element shumë të rëndësishëm. Drejtuesit menjëherë kanë nisur nga puna për të plotësuar dëshirën e trajnerit dhe së fundmi raportohet se është gati një kontratë e re për belgun, me detaje shumë herë më të mira se më parë.

Nëse kapiteni i Belgjikës do e pranojë kontratën e re ai do të përfitojë jo pak, por plor 17 milion euro në vit. Një shifër relativisht e lartë që mund t’i ndryshojë mendjen sulmuesit, për të vijuar aventurën e tij në Londër.

Reali është ende enë pritje dhe e ka në krye të listës 27-vjeçarin dhe po pret një përgjigje të fundit. Sigurisht që kjo lëvizje e “bluve” mund t’i ketë prishur pak llogaritë e kampionëve të Europës që mund të detyrohen të rrisin ofertën për lojtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online