Guri dhe Abazaj, në Belgjikë kanë një të ftuar special

Sigurisht që ndryshe nga çdo herë tjetër këtë edicion kampionati belg do të tërheqë më shumë vëmendje për shqiptarët, pasi do të luajnë dy futbollistë të përfaqësueses kuqezi. Kristal Abazaj është transferuar tek Anderlehti, ndërsa Sindrit Guri do të jetë lideri i Ostendes.

Java e dytë kishte parashikuar që dy shqiptarët të luanin kundër njëri-tjetrit, por një problem fizik e ka detyruar Abazajn që të qëndrojë në tribunë. Në anën tjetër Sindrit Guri do të zbresë në fushë që nga minuta e parë.

Një i ftuar special do të jetë në tribunën e arenës “Constant Vanden Stock Stadium”. Pak minuta më parë ka qenë Abazaj, i cili ka postuar një foto me trajnerin e përfaqësueses së Shqipërisë, Kristian Panuçin. Tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur që të takojë dy lojtarët e tij në këtë fundjavë.

Sigurisht, ai është i interesuar për dëmtimin e Abazajt, por do të ndjekë dhe paraqitjen e Gurit. Të dy lojtarët u afruan në Kombëtare nga tekniku italian, i cili duket se beson tek dy “belgët”. Si Abazaj dhe Guri pritet që të jenë gati për ndeshjet e muajt shtator dhe koj vizitë jep sinjalin e qartë se Panuçi i do sa më në formë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online