Çalhanoglu: Nuk më interesojnë golat, e kam hedhur pas dëmtimin

0

Hakan Çalhanoglu shënoi golin e parë me fanellën e Milanit këtë sezon, në fitoren e sotme ndaj Dudelanzh.  Futbollisti gjermano-turk foli për gazetarët mbas përfundimi të takimit, ku foli për kundërshtarin dhe gjendjen e këmbës së tij.

“Nuk e nënvlerësuam kundërshtarin. Ata luajtën shumë mirë sot, sidomos në pjesën e parë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi ata erdhën të motivuar për t’u paraqitur sa më mirë në “San Siro”.”

“ Bëmë një pjesë të dytë të kënaqshme. Duhet të kemi gjithmonë atë lloj dëshire e shpirt gare për të fituar. Më në fund nuk ndjej më dhimbje në këmbë dhe po vij në formë. Nuk ka rëndësi kush shënon, mjafton që të fitojmë. Goli është thjesht diçka plus”, përfundoi Çalhanoglu.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.