Çalhanoglu “kundër” Gatuzos, turku gjithnjë e më larg Milanit

E ardhmja Hakan Çalhanoglu duket në udhëkryq total. Disa ditë më parë, ishte trajneri i kuqezinjve, pikërisht Xhenaro Gatuzo, i cili tha se turku nuk do të largohej, ndërsa ditën e sotme “calciomercato.com”, raporton se Lajpcig duket shumë pranë, pavarësisht fjalëve të numrit një të pankinës.

Marrëveshja mes ekipit gjerman dhe Milanit, thuhet të mbyllet për 20 milionë euro, teksa mesfushori turk duket se tërhiqet shumë nga ideja për t’u rikthyer në Bundesligë. Tashmë, mbetet për t’u parë në rast se spekulimet e medieve italiane janë konkrete dhe transferimi do të finalizohet.

Kujtojmë, Hakan Çalhanoglu ka spikatur në Bundesligë me fanellën e Hamburgut fillimisht, ndërsa më pas kaloi te Bajer Leverkusen. Verën e vitit 2017, 24-vjeçari vendosi të kalonte në Itali, ku Milani pagoi plot 22 milionë euro për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *