Hidi: Mosha nuk është problem, kam shumë për të dhënë!

Teuta ka zhvilluar një gjysmë sezoni në kufijtë e perfektes, teksa ndodhet plotësisht në garë për titullin kampion, kur një vit më parë në të njëjtën kohë, luftonte për mbijetesë. Një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të spikatur në kampin durrsak, ka qenë pikërisht Isli Hidi. Portieri ka folur për “RTSH Sport”, ku ka treguar objektivat e Teutës dhe ato personal.

“Me temperaturat jemi mësuar, sepse kështu do të luajmë. Jemi gati për të filluar minifazën përgatitore për të qenë në formën e duhur për gjysmën e dytë të sezonit. Problemi nuk është se ne do fshehim gjëra, e kemi diskutuar me presidencën dhe objektivi ynë është Kupat e Europës.

Nga ndeshja në ndeshja ne do të synojmë të marrim maksimumin dhe pse jo, mund të shohim edhe titullin kampion Mosha? Më e bukura e çdo futbollisti është ta mbyllë karrierën me një titull. Por aktualisht, nuk e mendoj dorëheqjen, dua të jap ende maksimumin për futbollin shqiptar”,- u shpreh Hidi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online