Muzaka: Jemi të uritur, rikthehemi aty ku na takon!

Skërnderbeu e mbylli pjesën e parë të sezonit mes rezultateve negative, por gjithsesi korçarët janë ende në luftë për titullin kampion. Një nga lojtarët kyç të ekipit të Shehit, është padyshim Gjergji Muzaka. Mesfushori ka folur për “RTSH Sport”, ku ka analizuar ecurinë e ekipit të tij.

“Është diçka komplekse, nuk është se skuadra është e varur nga një ose disa lojtarë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, nuk është faji i një futbollisti. Në muajin e fundit, nuk kemi bërë aspak mirë dhe shpresojmë ta nisim 2019 në mënyrën e duhur. Pas çdo ndeshje, ne ulemi dhe diskutojmë, sidomos pas ndeshjeve me rezultatet të këqija. Kemi humbur shumë pikë për shkak të një gabimi ose mos përqendrimi. Shpresoj ta kemi kaluar këtë periudhë të keqe.

KAS? Nuk ka ndikuar, pasi kjo çështje po diskutohet për më shumë se 1 vit dhe ndikimi ka rënë. Ka një ndikim të vogël , por ne duhet të jemi të përqendruar te puna jonë në fushë. Objektivat e mbetura? Të shkojmë aty ku na takon dhe mendoj se do t’ia dalim nëse luajmë si në pjesën dërrmuese të gjysmës së parë.

Skuadra jonë e ka elementin dhe cilësinë brenda, thjesht duhet të punojmë për t’u rikthyer aty ku ishim, pasi ne e kemi treguar se me këtë grup lojtarësh, kemi qenë të aftë të qëndrojmë në krye të tabelës. Shumë duhet të punojmë me anën psikologjike, pasi ka dhe momente jo të mira në futboll. Duhet të jemi të uritur për të fituar çdo ndeshje. Ka lojtarë të rinj të Skënderbeu dhe duhet të mësojnë mentalitetin që ka klubi. Shpresoj të rikthehemi sa më shpejt”,- përfundoi Muzaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online