Nesër në mbrëmjë do të zhvillohet akti i dytë midis Juventusit dhe Atletikos së Madridit. Ekipi spanjoll dominoi dhe fitoi ndeshjen e parë, ndërsa në Torino do të jetë ndryshe.
Përballja pritet të jetë shumë e luftuar dhe djemtë e Alegrit do të bëjnë maksimumin për të përmbysur rezultatin 0-2. Diçka tepër e vështirë, pasi duhet të japësh shumë më shumë sesa mendon dhe nevojitet dhe pak fat për të mposhtur ekipin e Diego Simeones.
Ky i fundit ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjes. Diego Godin, kapiteni dhe lideri i mbrojtjes së ekipit “colchoneros” është rikuperuar dhe do të jetë I gatshëm për ndeshjen kundër bardhezinjve.
Uruguaiani mori një goditje në këmbë në stërvitje, një ditë përpara ndeshjes së kampionatit kundër Leganesit. Ai e trembi shumë Altetikon, por asgjë serioze. Simeone ka grumbulluar Godinin, i cili është gati të zbresë në fushë dhe të ndalojë Kristiano Ronaldon me shokë.
? | CONVOCATORIA
? ¡Aquí están los elegidos!
? ¡Descubre la lista de @Simeone para el #JuveAtleti! #AúpaAtleti #UCL pic.twitter.com/0xBjNPZAxC— Atlético de Madrid (@Atleti) March 11, 2019