Bulku: Gjici si El Sajed, Skënderbeu ka kapitulluar

Sokol Bulku, ish-mesfushori i Tiranës dhe i Partizanit, i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ka analizuar çështje të ndryshme të futbollit shqiptar. Mes tematikave të shumta, u fol edhe për Kukësin, që kërkon titullin kampion. Bulku, aktualisht trajner te moshat e Akademisë së Futbollit, krahason presidentin Safet Gjici, me Metulai El Sajed, ish-presidentin e Tiranës.

“Kukësi është në garë për titullin. Gjici po bëhet president i vjetër në futbollin shqiptar dhe është i suksesshëm. Në janar ai mori dy më të mirët lojtarë të kampionatit shqiptar, pak a shumë siç bënte El Sajed dikur tek Tirana. Por përshtatja në janar do pak kohë. Unë mendoj se Kukësin e vërtetë do ta shihni nga tani e tutje”, shprehet Bulku.

Nëse për verilindorët ka fjalë të mirë, situata e Skënderbeut është e pashpresë. Të paktën kështu mendon ish-mesfushori, i cili ka deklaruar: “Skënderbeun unë do ta quaja një dorëzim pa kushte. Ishte klubi për t’u patur zili në këto vite duke bërë një paraqitje fantastike në Europë, por gjendja ku ndodhet sot realisht është një kambanë alarmi edhe për ekipet e tjera të superiores”.

Në lidhje me korçarët, në një linjë me të është edhe Saimir Patushi. “Skënderbeu ishte një klub me të cilin u krenuam në Europë. Ndërtuan diçka goxha të mirë, por me dënimin e mundshëm, mendoj se cikli i tyre ka mbaruar. Nuk besoj se do të kenë mundësi të ringrihem më”.

Matjani, ka folur edhe për Kukësin: “Kam biseduar personalisht me presidentin Gjici. Kukësi ka një strategji të gabuar. Nuk mund të marrësh 15 lojtarë dhe të heqësh 10 të tjerë, merkato pas merkato. Presidenti shpenzon shumë, por nuk i jep kohë ekipit që të stabilizohet dhe të harmonizohet. Me pak fjalë, Kukësi është një rrëmujë totale”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online