Kepa gjobitet dhe kërkon falje, Sarri: Është sqaruar gjithçka

Kepa Arrizabalaga nuk pranoi te zëvendësohej në fund të ndeshjes në finalen e Kupës së Ligës ndaj Mançester Siti, duke krijuar një ngjarje të pazakontë me veprimin e tij. Trajneri Sarri dhe stafi i tij nuk e përmbajtën dot mllefin ndaj portierit në ato momente.

Së fundmi ka reaguar edhe klubi i Çelsit, duke e gjobitur me heqjen e një pagë javore. Nuk ka sanksione të tjera, siç mund të ishte edhe dënimi me disa ndeshje. Argumenti i portierit ishte se gjithçka ishte një ngatërresë. Stafi mjekësor pati dhënë lejen se ai  mund të luajë, por Sarri nuk mendonte kështu.

Gjithsesi ai kërkoi falje pas kësaj situate tejet të ndërlikuar. “Megjithëse ishte një keqkuptim, unë kam bërë një gabim të madh dhe e marr përsipër”, u shpreh portieri. Trajneri Sarri u shpreh se pati një bisedë mjaft produktive me lojtarin.

Ai u shpreh për mediat se ishte një keqkuptim dhe se Kepa e ka pranuar tashmë gabimin e tij. Italiani e mbylli duke thënë se ky problem ishte tashmë i konsumuar për të dhe se gjithçka ishte në rregull. Zyrtarët Çelsit shumën monetare do ta arkëtojnë në llogarinë e fondacionit të vetë klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online