Bonuçi: Treguam topet në këtë ndeshje!

Juventusi bëri një ndeshje madhështore një natë më parë ndaj Atletikos, duke përmbysur humbjen e sfidës së parë. Pas ndeshjes, për mediat foli dhe Leonardo Bonuçi, i cili u shfaq mjaft i lumtur. Mbrojtësi preku temën e ndeshjes, komplimentoi trajnerin e tij Alegrin, si dhe deklaroi se ekipi i tij tregoi topet në këtë ndeshje.

KUALIFIKIMI – “Ishte një natë e madhe për të gjithë popullin juventin. Shumë gjëra ishin thënë, si përpara ndeshjes, ashtu edhe në ditët e fundit, por Juventus gjithmonë përgjigjet në fushë.

NDESHJA – Treguam topet këtë ndeshje. Atletikos i mungonin lojtarët, por edhe ne kishim mungesa. Spinacola bëri një ndeshje fantastike në një atmosferë të pabesueshme. Tifozët ishin me të vërtetë lojtari ynë i 12-të.

TRAJNERI ALEGRI – “Kemi një trajner fantastik, i cili na udhëhoqi drejt çerekfinaleve. E dimë që ky është futbolli, njerëzit mezi presin që të bësh një gabim, por trajneri dhe ekipi janë shumë më të mëdhenj se sa këto pengesa. Nuk ishte e lehtë, por ja dolëm. Është diçka që do të na japë adrenalinë për të shtyrë fort deri në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online