“Bomba” vjen nga Franca, Arsen Venger trajner i Milanit

Arsen Venger bëri mjaft bujë disa kohë më parë, teksa deklaroi se do të rikthehej shumë shpejt në një klub, konkretisht sipas tij në fillim të vitit të ardhshëm. Francezi bëri epokë tek ekipi i Arsenalit, ku qëndroi në krye të “topçinjve” për plot 22 vite.

Mediat franceze ditën e sotme kanë raportuar diçka që ka bërë mjaft bujë, teksa thuhet se ish-tekniku i Arsenalit, do të jetë shumë shpejt në krye të Milanit. Aktualisht klubi kuqezi drejtohet nga Xhenaro Gatuzo, por shpesh ka patur diskutime, pasi forma që ka shfaqur Milan nuk është në lartësinë e duhur, sidomos ndaj rivalëve direkt.

Arsen Venger thuhet se ka nisur kontaktet me klubin nga “San Siro”. Pronarët e rinj të Milanit, Pol dhe Gordon Singer, njihen gjithashtu dhe si tifozë të Arsenalit dhe thuhet që ideja e Arsen Venger është një preferencë e tyre. Tekniku 69-vjeçar u përfol dhe si një zgjedhje e mundshme për Realin, apo dhe për një rol drejtues në ekipin e PSG-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online