Juventusi i surprizoi të gjithë verën e kaluar me blerjen e Kristiano Ronaldos. Goditja e madhe u krye në fshehtësi të plotë dhe të gjithë u befasuan nga kjo lëvizje.
Bardhezintë duan të përsërisin të njëjtën gjë, por kësaj radhe për stolin. E ardhmja e Maks Alegrit në stolin e kampionëve të Italisë është në dyshim, ndërsa është rritur koeficienti i largimit të tij.
Ëndrra e madhe e Fabio Paratiçit quhet Pep Guardiola. Spanjolli shihet si emri i duhur për të rikthyer Juven te futbolli i bukur dhe triumfi në Europë. Sipas koeficienteve të “Sisal Matchpoint”, largimi i Alegrit ka shkuar nga 1.8 në 2, ndërsa ulja e trajnerit katalanas në stol ka zbritur nga 3 në 2.5 orët e fundit.
Rikthimi i Antonio Kontes nuk shihet më si opsion, me trajnerin leçez që duket pranë Interit, ndërsa qëndron sërish 6 koeficienti i Mauricio Poçetinos.