Blazhevski e Hasani e nisin me gol, Turtulli shqetëson Tiranën

Tirana ka fituar miqësoren e parë kundër Apolonisë me rezultatin e pastër 2-0. Ky takim është vendosur në pjesën e dytë të takimit, teksa ishin dy nga lojtarët e afruar në merkaton e verës që realizuan dy gola mjaft të bukur. Takimi në pjesën e parë u mbyll 0-0, ndërkohë që pati edhe një problem.

Rreth minutës së 40-të Turtulli u dëmtua dhe në fushë në vend të tij u fut Cake. Mjekët do të shohin gjendjen e qendërmbrojtësit dhe shpresohet që të mos ketë diçka interesante. Me fillimin e pjesës së dytë Ze Maria bëri një lëvizje fillimisht dhe rezultoi efikase.

Kërçiku, i cili zuri vendin e Dokës, arriti të japë asistin e golit të parë. Krosi i anësorit të djathtë u kthye në gol nga Blazhevski. Maqedoni realizoi me një gjysmëroveshatë dhe Tirana e pa veten në avantazh.

Në këtë takim debutoi edhe Edon Hasani. Mesfushori shkodran e nisi me këmbën e mbarë, pasi me një goditje në hyrje të zonës arriti ta dërgojë sferën në trekëndësh, duke dyfishuar shifrat. Me rezultatin 2-0 u mbyll krejt takimi, por sigurisht që Tirana ka ende punë për të bërë.

Turtulli pas daljes nga loja
Hasani në momentin e futjes në lojë

Miqësore – E mërkurë, 25 korrik, ora 17:00

Tirana-Apolonia 2-0
Shënues: Blazhevksi 55’, Hasani 89′

Tirana: Lika (Abibi 62′), Doka (Kërçiku 46’), Atinga (Ismailgeci 62′), Turtulli (Cake 40’), Doka, Daja (Hasani 79”), Mauexhe, Karabeci, Kobinah, Greca, Blazhevski

Apolonia: Harizaj, Sota, A. Prifti, Nako, Buzi, Hidersha, Mihana, K. Mehmeti, Hysenshahaj, Mone, Gjata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online