Pak tifozë, Agolli titullar dhe Kukës i tëri në mbrojtje

0

Kukësi-Karabak nis në orën 19:00, ndërkohë që janë zbuluar edhe formacionet e të dyja ekipeve. Verilindorët do të luajën ashtu sikurse ishte parashikuar, me pesë mbrojtës. Maliki i është bashkuar prapavijës. Shameti, Alla Qaqi dhe Rrumbullaku janë titullarët e tjerë.

Dzaria dhe Musolli pozicionohen në mesfushë, ndërkohë që nga krahët luajnë Uilliam dhe Çyrbja, që do të mbështesin Plakun në sulm. Frashëri do të mbrojë kuadratin. Te Karabaku nga minuta e parë luan Ansi Agolli.

Ndërkohë numri i tifozëve në stadium është i vogël, kjo edhe prej largësisë nga Kukësi në Shkodër. Bien në sy rreth 50 tifozë të huaj, të cilët kanë ardhur për pushime në Shqipëri dhe kanë shfrytëzuar rastin të ndjekin një ndeshje futbolli.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.