Aris prezanton Migjen Bashën: Ka luajtur në finalet e Euro 2016

Marrëveshja ishte mbyllur prej fillimit të javës, kur Migjen Basha u paraqit në Selanik dhe zhvilloi vizitat mjekësore. Pas firmosjes së kontratës dhe akordit për të gjitha modalitetet e marrëveshjes, tashmë Arisi prezanton zyrtarisht Migjen Bashën si blerjen e re.

Në faqen zyrtare të të klubit, verdhezinjtë anonçuan afrimin e mesfushorit 31-vjeçar, i cili do të luajë me ekipin e Superligës greke për dy sezonet e ardhshë. Përveçse i bën një përmbledhje të gjithë karrierës së kuqeziut, në njoftimin e Arisit theksohej se pasi luajti me të gjitha përfaqësueset e moshave me Zvicrën, Basha zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë, madje duke u aktivizuar edhe në fazën finale të Europianit 2018.

Basha u largua nga kampionati italian, ku ishte aktivizuar gjatë 13 sezoneve të fundit, me vetëm një vit ndërprerje kur mbrojti ngjyrat e Luzernës. Pas aventurave me Frozinonen, Atalantën, Torinon dhe Komon, stacioni i fundit për mesfushorin ishte Bari. Migjen Basha vendosi të largohej pasi klubi falimentoi për shkak të problemeve ekonomike dhe tashmë do të luajë në futbollin amator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online