Lorenzo Insinje ka dhënë një intervistë për “SkySport” ku ka folur për të ardhmen, Juventusin dhe momentet e bukura me ish-kapitenin Hamshik. Në fjalën e tij, sulmuesi napolitan tha:
SHIRITI I KAPITENIT – “Një napolitan që mban shiritin kapitenit të e Napolit nuk ndodh çdo ditë”, shprehet ai duke treguar edhe krenarinë që ka të qenit kapiten i “të kaltërve”. “U bëra një kapiten i ri pas largimit të Hamshikut dhe unë jam krenar për këtë. Unë dua të përfaqësoj tifozët e Napolit dhe shpresoj që ta mbaj shiritin për një kohë të gjatë”.
ANÇELOTI – ”AnÇeloti ndryshoi pozicionin tim dhe ndihem mirë, edhe pse kohët e fundit nuk kam qenë aq i mprehtë sa unë kam qenë në fillim të sezonit”.
JUVENTUSI –”Do të jetë një ndeshje shumë emocionuese kundër Juventusit. Hendeku është i madh mes nesh dhe atyre, por ne do të përpiqemi të fitojmë, sepse loja ka një shije të veçantë. Është gjithmonë mirë për të shënuar në “Allianz Stadium”. Juventusi ka një skuadër të shkëlqyer. E jona nuk është shumë prapa, por ata janë pak më përpara. Ne ishim të pafat kundër Kievos dhe Torinos”.
HAMSHIK- Insinje kujton edhe ish-kapitenin duke i thurur elozhe dhe krahasuar me Maradonën. ”Hamsik bëri histori në klub. Ai e theu rekordin e Maradonas si një mesfushor. Është një shembull për shumë breza. Jam krenar që kam luajtur me të, ai është një kampion në fushë dhe jashtë saj. Marek kurrë nuk u ankua edhe kur ishte zëvendësues në një ndeshje të madhe. Gjithmonë dha më të mirën dhe kjo është ajo që e bën atë një shembull. Ne vetëm mund t’i themi ‘faleminderit’ atij”.