Çelsi ka ndarë mendjen: Synohet Zidan, por ka një pengesë nga Italia

Aventura e Mauricio Sarrit me Çelsin nuk do të zgjasë më shumë se një sezon. Drejtuesit e klubit nuk kanë vendosur akoma për të shkarkuar trajnerin italian, por një gjë e tillë do të ndodhë në fund të sezonit. Raportet janë thyer dhe Abramoviç dëshiron t’i besojë rolin e trajnerit Zinedin Zidanit.

Francezi dha dorëheqjen nga Reali i Madridit në fund të sezonit të kaluar pas fitimit të Champions Ligës për herë të tretë rresht. Ai po shijon pushimet dhe është gati për t’u rikthyer në stol në verë.

Megjithatë, në Angli insistojnë se “Blutë e Londrës” nuk do e kenë aspak të thjeshtë për të bindur trajnerin francez. Në garë për të është futur dhe Juventusi. Sipas “The Sun”, drejtuesit e klubit italian janë lodhur me Maks Alegrin, sidomos pas humbjes 2-0 kundër Atletikos në “Wanda Metropolitana” që mund të sjellë eliminimin e parakohshëm nga Championsi.

Zidan tundohet shumë nga ideja e rikthimit në Torino, aty ku ka kaluar 5 sezone fantastike si futbollist. Çelsit i duhet të përgatisë një ofertë ekonomike të parefuzueshme për të arritur akordin me 46-vjeçarin, i cili ka një zgjedhje për të bërë: zemrën bardhezi, apo milionat e Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online