Berisha shkëlqen në fitoren e Atalantës, Memushaj pëson disfatën e parë

Atalanta ka mundur Parmën në shtëpi me rezultatin 3-0. Trajneri i bergamaskëve i besoi që nga minuta e parë portierit shqiptar Etrit Berisha, i cili në dy ndeshjet e fundit ishte i ulur në stol. Gardian i kombëtares sonë kreu një paraqitje të kënaqshme duke regjistruar tri pritje dhe duke spastruar disa herë topin nga zona. Me siguri pas kësaj performance Gasperini nuk se si ta mbajë më në stol. Berat Gjimishti ishte pjesë e të grumbulluarve për këtë takim, por për të nuk pati asnjë minutë.

Ndërkohë në Serie B kapiteni i Peskarës Ledian Memushaj ka pësuar humbjen e parë në kampionati, pasi u mundën në shtëpi nga Çitadela me rezultatin 1-0. Gjithsesi “delfinët” mbeten në krye të Serie B pavarësisht hapit fals të ditës së sotme.

Shqiptari tjetër që aktivizohet në Serie B, Emanuele Ndoj, luajti për 63 minuta në fitoren 1-0 ndaj Kozencës  së Kastriot Dermakut, ky i fundit luajti 90 minuta në këtë takim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *