Berisha: Ju tregoj pikat e forta të Edi Rejës, do rikthejë harmoninë në ekip

Portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha, ishte i ftuar në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku diskutoi mbi eksperiencën e tij të shkuar me trajnerin Edi Reja te Lacio.

“Gardiani” kuqezi beson se tekniku italian do fokusohet në aspektin e lojës mbrojtëse, por edhe atë psikologjik ku më e rëndësishmja është që rikthehet harmonia dhe vetëbesimi në skuadër.

EDI REJA – “Kam pasur rastin të punoj me Rejën rreth 6 ose 7 muaj kur ishte trajner te Lacio. Ka shumë kualitete në pjesën e mbrojtjes. Në ato 6 muaj kemi mësuar shumë, me ardhjen e tij ndryshuan shumë gjëra dhe u rikthyem te rezultatet pozitive”.

“Karakteristikë e tij është loja mbrojtëse, diçka që na shkon përshtat dhe ne pasi i kemi të gjitha karakteristikat e mundshme. Kam pasur mundësinë ta takoj para disa ditësh dhe më është shfaqur shumë optimist dhe ka pasur shumë dëshirë që të marrë kombëtaren tonë. Shpresoj të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”.

“Unë mendoj se me ardhjen e Rejës do të fokusohemi më shumë në fazën mbrojtëse. Në njëjtën kohë duhet të mendojmë dhe për fazën sulmuese, pasi nëse nuk shënon gola nuk mund të shkosh në Europian. Gjithsesi unë besoj se pikënisja është mbrojtja  më pas mund të punosh me repartet e tjera”.

“Na tha se e kishte të vështirë që të shikonte një ekip që ishte në vështirësi dhe nuk kishte reagim. Ndoshta është kjo arsyeja përse ai e ka marrë këtë post. Jo vetëm për të përgatitur lojën, por edhe të punojë nga ana psikologjike e të rikthejë harmoninë në ekip. Një fitore në ndeshjen e radhës do të na ndihmonte për moralin, por edhe për mundësitë tona për t’u kualifikuar në Europian”.

NDESHJA KUNDËR NAPOLIT – “Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe e dimë rëndësinë e këtij takimi. Do të hyjmë për fitore. I dimë aftësitë tona dhe se përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë. Besoj se nga  ana e motivimit jemi më të avantazhuar”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online