Belica: Laçi nuk është Uzuni, Partizanit i duhet kohë

0

Egzon Belica ishte një nga afrimet e janarit të shkuar te Partizani dhe mbrojtësi ka luajtur rregullisht si titullar. Në konferencën e sotshme për shtyp, shtatlarti foli edhe për ekipin e vjetshëm, por edhe për aktualin.

“Partizani të sezonit të kaluar ia kemi marrë maksimumin. E nisëm pak keq, por me disa ndryshime në janar ndryshuan gjërat. Gjithsesi jo ashtu sikurse ne pretendonim dhe kishim dëshirë. Çfarë ka kaluar ka kaluar, më intereson vetëm Partizani i tanishëm. Kanë ndryshuar shumë gjëra, kemi një staf i ri, ka lojtarë të afruar dhe që janë mjaft cilësorë. Mendoj se duhet kohë për atë Partizan që shpresojmë të shohim”, u shpreh fillimisht mbrojtësi.

Mbrojtësi flet edhe për ndikimin që ka pasur në ekip trajneri Gega: “Trajneri Gega dhe stafi i tij kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë te Partizani. Prurjet e reja janë të mira, pasi janë djem të ri. Por duhet kohë për të vazhduar më pas dhe me gjykimet dhe me çdo gjë tjetër”.

Belica nuk mendon se kundërshtari i radhës, Laçi, varej nga Uzuni. Ndërkohë ai kujton edhe fitoren e vjetshme 0-3 me kurbinasit. “Uzuni është larguar, por nuk besoj se Laçi varej vetëm nga Uzuni. Kanë bërë vjet një sezon të mirë, patën një ecuri të mirë në Kupat e Europës. Të mos harrojmë se vjet kishim një rezultat të mirë. Shpresojmë që të bëjmë sa më mirë ndeshjen e nesërme”, u shpreh futbollisti i të kuqve.

PARTNERI NË MBROJTJE – “Ekipi nuk vendoset në bazë të preferencave të lojtarëve. Vendos trajneri, stafi, ata shohin formën e secilit lojtar dhe pastaj vendosin se kush do të luajë. Nuk kam asnjë problem, ndihem mirë me të dy, si me Atandën, ashtu edhe me Belicën. Nuk duhet harruar se dhe në ndeshjen kundër Mariborit, ata luajtën vetëm dhe bënë ndeshje të mirë”.

Në fund Belica foli edhe për atë që presin të gjithë: “Lojtarët e afruar dhe stafi janë shumë të mirë dhe besoj se do e ndihmojnë Partizanin. Nuk dua t’i fus në presion dhe të mendoj për titullin, apo Kupat e Europës. Për ne e rëndësishme është ndeshja e radhës”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.