Laksalt krahason trajnerët: Ju tregoj ndryshimin mes Gatuzos e Gasperinit

Diego Laksalt ka nisur aventurën me ekipin e Milanit dhe në një prononcim për “Sky Sport”, lojtari uruguaian bën një krahasim midis trajnerit Xhenaro Gatuzo dhe Xhampiero Gasperini. Ky i fundit është trajneri i Atalantës, por më parë ka punuar me Laksalt te Xhenoa. Anësori i majtë ndalet dhe te ndeshja me Kaljarin dhe sulmuesi Higuain.

“Mënyra e stërvitjes së Gatuzos është shumë dinamike. Stërvitjet e tij janë të shpejta dhe gjithçka bëhet me intensitet të lartë. Kjo është e përbashkëta midis të dyve. Çdonjëri ka mënyrën e tij të lojës dhe mendoj që në fushën e blertë ndryshojnë shumë. Gatuzo dëshiron t’i transmetojë skuadrës dëshirën e tij dhe ia arrin në çdo moment.

Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe ky është objektivi ynë. Kaljari? Nuk ka ndeshje të lehta, ne duhet të gjejmë dëshirën për fitore. Higuain? Sulmuesit jetojnë për të shënuar, por ka bërë një punë të madhe në ndeshjet e para”, përfundon 25-vjeçari, i cili zhvilloi një Botëror pozitiv me Uruguain dhe Milani arriti të siguronte shërbimet e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online