Garet Bejl e pret një verë me tepër angazhim. Uellsianit me shumë mundësi do i duhet të gjejë një ekip të ri. Real ka nënshkruar me disa lojtarë të mëdhenj dhe Zidan ka muaj që ja ka bërë të qartë sulmuesit se nuk është në planet e tij. Në Madrid duan me patjetër ta shesin duke parë shumat e mëdha në blerje.
Ofertat zyrtare për momentin nuk duken në horizont. Bajerni u pa si një mundësi reale për të marrë Bejlin. Gjermanët janë një klub mjaft i madh dhe kanë aftësinë financiare të paguajnë pagën e tij të lartë. Megjithatë, mediet afër bavarezëve njoftojnë se Rumenige ka hequr dorë për të kërkuar shërbimet e tij.
Edhe Junajtid kanë njoftuar se nuk do të futen në garë për të blerë apo huazuar 29-vjeçarin. “Djajtë e Kuq” janë të përqëndruar në politika, që konsistojnë në plan afatgjatë. Solskjaer dëshiron të rinj të talentuar dhe premtues për të ardhmen.
Për të vënë në dyshim vërtetësinë e të gjitha atyre çka u thanë më lart është menaxheri i uellsianit. Xhonatan Barnet përgjënjeshtron të gjitha këto zëra merkatoje. Ai shprehet: Të gjitha ato që thuhen lart e poshtë nëpër media janë plehra”. Me këtë deklaratë ai qëndron me idenë që ka qarkulluar prej kohësh se Bejl ka mendim të kundërt nga klubi dhe dëshiron të qëndrojë.
Gareth Bale’s agent Jonathan Barnett labelled the reports linking his client to Bayern as “rubbish.” [@ESPNFC] pic.twitter.com/v5cZLSNhP0
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) June 17, 2019