Garet Bejl bëhet çdo ditë e më shumë i tepërt në “Santiago Bernabeu”. Zidan prej kohësh është treguar i drejtpërdrejtë me të, duke i kërkuar të largohet. Ka ardhur koha që fjala e francezit të zbatohet. Për këtë po mundohen mjaft edhe drejtuesit.
Ata kanë në plan të fitojnë para nga shitja e uellsianit. Pas deklaratës së Zidan, që u shpreh se Bejl do largohet dhe klubi po punon për këtë, dalin edhe prapaskenat e para. Florentino Perez ia ka ofruar Bejlin katër gjigantëve evropian.
Inter, Totenhem, Bajern Mynih dhe Mançester Junajitd kanë pasur kartonin e “golfistit” në tavolinë. Klubi i bardhë ka marrë një “jo” të katërfishtë. Kështu, Kina mbetet alternativa e vetme për uellsianin. Në Azi, Bejl do të bëhet një nga më të paguarit e rruzullit.