Bejl “kërcënon” punonjësit e UEFA-s dhe komenton mungesën e Ronaldos!

Sigurisht që Garet Belj ndihet më i lirshëm në mungesën e Ronaldos, por sigurisht që nuk i ka pëlqyer shumë fakti që në listën për golat më të bukur të edicionit të shkuar, realizimi ti tij në finalen e Championsit ndaj Liverpulit mungon. Vetë uellsiani ka komentuar si për faktin që nuk është në garë për golin më të bukur ashtu dhe për mungesën e Ronaldos.

Lojtari anësor është i hapur dhe tregohet i sinqertë duke deklaruar se një edicion më parë skuadra luante e gjitha për portugezin, ndërsa tani situata ka ndryshuar. Nuk e ka kursyer dhe një batutë për ata që kanë qenë në panelin për përzgjedhjen e golave më të bukur të edicionit të shkuar.

“Do doja që ta dija se kush janë ata që kanë bërë përzgjedhjen për golin më të bukur, pasi duhet që të pushohen nga puna. Ronaldo është një lojtar i madh, por ne tani luajmë më shumë si një skuadër”. Bejl i referohet golit të shënuar nga Ronaldo ndaj Juventusit në çerekfinalen e Championsit.

https://www.youtube.com/watch?v=Fj826XcVTXE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online