Nuk ka ende projekt, Kukësit i premtohet stadiumi i ri sërish!

1

Edhe pse është një nga skuadrat që pretendon titullin kampion dhe prej vitesh është në vendet e para në klasifikim, Kukësi këtë edicion është i detyruar që të luajë jashtë fushës së tij, kjo për shkak të konsumimit të tapetit. FSHF nuk e licensoi stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe në të tilla kushte, verilindorët për këtë sezon janë të detyruar që të migrojnë diku tjetër.

Edhe pse ka kohë që është premtuar se stadiumi i Kukësit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, puna ende nuk ka nisur dhe kjo normalisht që është në dëm të skuadrës, pasi nëse vonohet shumë nisja  punimeve, nënkampionët rrezikojnë që edhe edicionin e ardhshëm të mos e kenë të sigurt se do të luajnë në shtëpinë e tyre, të paktën në ndeshjet e para.

Edhe pse kishte kaluar disi në plan të dytë, sot ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “twitter” edhe një herë ka kujtuar se në Kukës do të ketë investime më tepër dhe një prej tyre do të jetë ndërtimi i stadiumit të ri. Një lajm i mirë ky për mbështetësit kuksian, që tani presin se kur do të nisë puna, që sa më parë ta shohin skuadrën e tyre në shtëpi.

Këtë edicion Kukësi ka zhvilluar dy ndeshje si pritëse dhe ka luajtur në dy stadiume të ndryshme. Ndaj Laçit verilindorët luajtën në “Elbasan Arena”, ndërsa me Tiranën u arrit fitorja në “Loro Boriçi”. Në të dyja këto ndeshje vihej re se numri i tifozëve në mbështetje të Kukësit ishte shumë i vogël.

You might also like
1 Comment
  1. Maksim says

    Kukesi e mira do jete ta beje stadiumin ne tirane, sepse atje ka me shume kuksiane. Por nuk besoj se do te financoje askush per te ndertuar nje stadium ne nje qytet qe 20.000 banore i ka a s’i ka…
    Parate per sportin duhet te shkojne atje ku ka tifozeri, histori dhe rezultate…

Leave A Reply

Your email address will not be published.