Batuta e Shkëmbit: Vështirësi ka Barça e Reali, e jo më Teuta

0

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur para sfidës kundër Kamzës, ku pranoi se skuadra e tij ka probleme te shënimi i golave. Po ashtu, numri një i “Djemve të Detit” tha se duhet shkuar te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe kundër Kamzës, kanë mundësi ideale për të marrë tri pikët. Në fjalën e tij, Shkëmbi tha:

“Pas dy barazimeve duhet të rikthehemi te fitorja dhe tri pikët, pasi do të na shërbejnë shumë për javët e ardhshme. Gjithmonë të shënosh është shumë e vështirë, jo vetëm Teuta, por dhe Barcelona dhe Reali e kanë të vështirë.

Jam dakord që nuk jemi aty ku ne kemi kërkuar, por mendoj se ndikon pak edhe momenti i merkatos, ardhjes, ikjes. Por shpresoj që pas kësaj jave, të gjithë të jenë në 100% dhe të jenë të gatshëm.

Vajushi do të jetë i grumbulluar kundër Kamzës, por nuk është ende gati ta nisë nga fillimi. Është një vlerë e shtuar për ne, nuk diskutohet dhe jam i bindur se do të na ndihmojë shumë. Unë thjesht dua që të vijnë sa më shpejt në formën e tyre më të mirë, si Vajushi, ashtu dhe Bushiç, pasi janë lojtarë shumë cilësorë”,- u shpreh Shkëmbi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.