Batha “qan” pushimin e gjatë, Veliu: Europa? Matematikisht i mundur edhe… titulli!

0

Idriz Batha, pasi mungoi kundër Laçit për shkak kartonësh, rikthehet i gatshëm për trajnerin Ilir Daja. Mesfushori i vlonjatëve flet për përgatitjet e skuadrës së tij para ndeshjes me Tiranën, ndërkohë që shikon si të dëmshme pushimin e gjatë që kuqezinjtë bënë së fundmi.

“Ekipi është përgatitur shumë mirë dhe është shumë i përqendruar, me aq sa shoh në stërvitje. Të them të drejtën më mirë të ishim në kushtet e Tiranës, të kishim luajtur para tre ditësh, se sa të kishim një pushim kaq të gjatë dhe të futeshim në një ndeshje të tillë. Gjithsesi jemi të freskët dhe besoj se do ta kalojmë me sukses”, u shpreh Batha para mediave.

Më pas ai shtoi: “Të rrish tre javë pa luajtur, futesh në atë qetësinë dhe nuk e ke ritmin e duhur për të përballuar një ndeshje kampionati. Kampionati ynë s’ka diferenca të mëdha dhe mendoj se nuk do të ndikojë shumë. Të gjitha ekipet janë aty-aty dhe Tirana ka lojtarët e vet cilësor”.

FRANC VELIU – Flamurtari është përballuar deri më tani katër here me Tiranën, në Kupë e kampionat. “Pak a shumë të gjithë ekipet njihen. Tirana ka ekip relativisht të mirë, ka elementë shumë cilësorë. Edhe ne kemi elementë shumë cilësorë, pavarësisht largimeve, duke u ndërthurur me elementët e rinj dhe premtues të Flamurtarit. Besoj do jetë një ndeshje që do i kënaqë të gjithë dhe e ftuar. Mbi të gjithë të urojmë të fitojë më i miri”.

“Absolutisht, ne futemi në fushë për tre pikët në çdo ndeshje. E rëndësishme është të luajmë mirë, të kënaqim gjithë tifozët që do jenë të pranishëm në stadium. Madje u bëj thirrje të jenë në stadium. Besoj do bëjmë më të mirën për të arritur objektivin tonë që janë tre pikët”.

“Matematikisht në garë për Europën, do e arrini? Matematikisht ne jemi në garë edhe për titullin. Futbolli i është i çuditshëm, duhen marrë ndeshjet një e nga një. Kemi bërë edhe ndeshje false. E rëndësishme është të shikojmë ndeshjen e radhës, pastaj të shikojmë Europën”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.