Batha: Dua derbin si bardheblu, tifozët e Tiranës i kuptoj!

0

Idriz Batha është rikthyer te Tirana, klub ku ka luajtur me moshat dhe ka mbajtur shiritin e kapitenit. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe te Partizani, në ekipin e parë. Mesfushori ndihet mirë për zgjedhjen që ka bërë dhe dëshiron që ky kampionat të shkojë sa më mirë.

“Sigurisht është kënaqësi e veçantë të veshësh fanellën e një klubi me traditë dhe me emër si Tirana. Normalisht dëshira është për ta parë veten dhe skuadrën sa më lart, por duhet t’i marrim gjërat me radhë, hap pas hapi dhe le të shpresojmë që të shkojmë atje ku të gjithë duan, edhe Tirana, edhe unë së bashku me të”, shprehet Batha për Supersport.

Batha kur ishte pjesë e moshave të Tiranës | Foto: Ferdinand Hazisllari

DERBI – “E thashë që do t’i marrim gjërat avash-avash. Pastaj, kur të vijë derbi, të na buzëqeshë fati neve kësaj radhe. Festë po shënuat? Janë gjëra që ndodhin spontanisht, janë gjëra që të vijnë dhe janë emocionale. Këtu mund të them shumë gjëra dhe në fushë mund të bëj gjëra të tjera. Më mirë t’ia lëmë fushës të shikojmë”, tha Batha.

RAPORTI ME MEMËN – “Me profesorin kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe sa kam kuptuar, me këdo që ka punuar, ai ka marrëdhënie shumë të mira. Ashtu tipi është ai. Shpresoj, që edhe për të mirën e punës, të vazhdojmë kështu”.

KONTESTIMET E TIFOZËVE – “Për mua është shumë normale. Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që tifozët të kenë kundërshtime për një lojtar që ka veshur më parë fanellën e rivalit. Shpresoj që avash-avash të jemi të gjithë në një krah, përderisa mbrojmë të njëjtat ngjyra. Mendoj se një ditë do të bëhemi bashkë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.