Bardhi: Mbijetesa, më pranë se kurrë! Dua një skuadër më të madhe

Sulmuesi i Kastriotit, Patrik Bardhi, po bën një sezon të mirë me fanellën e krutanëve. I dalë nga akademia e Tiranës, 20-vjeçari ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm në formacionin e Bledar Devollit, i cili i ka besuar shumë. Bardhi ka folur për “Supersport”, teksa preku fitoren e fundit kundër Luftëtarit, ecurinë pozitive që po kalon skuadra dhe të ardhmen e tij.

LUFTËTARI – “Jam i kënaqur me fitoren, pasi ishte një fitore morali dhe karakteri. Jemi më afër se kurrë me mbijetesën. Mendoj për të, pasi jemi vetëm 3 pikë larg vendit të parafundit dhe besojmë shumë”.

SEKRETI – “Është harmonia në grup. Punojmë shumë dhe dëgjojmë trajnerin në stërvitje dhe në ndeshje bëjmë atë që na thotë. Kjo na ka sjellë këtu ku jemi”.

KASTRIOTI TRAMPOLINË – “Është diçka e mirë për mua të shpalos aftësitë e mia në Superiore. Dua të ndihmoj Kastriotin dhe shpresoj që edhe ekipi të më ndihmojë, pasi dëshiroj të bëj një kapërcim në një skuadër ose kampionat më të fortë”, përfundoi Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online