Barcelona “thyen” kasafortën, ofertë e çmendur për 21-vjeçarin anglez

Barcelona e ka seriozisht me Markus Rashford. Nga Anglia vijnë lajmë të sigurta se katalanasit kanë orfuar 120 milionë euro për 21-vjeçarin. Spanjollët kërkojnë me ngulm një qendërsulmues për të zëvendësuar Luis Suarez, mosha e të cilit nuk premton shumë. Karakteristikat e Anglezit pëlqehen shumë në “Camp Nou” dhe shihet si një lojtar që do të përshtatej lehtë me Dembelen dhe Mesin në ofensivën blaugrana.

Kontrata e Markus Rashford skadon në verën e vitit 2020 dhe rinovimi i saj është në një ngërç të madh. Sipas gazetës “The Sun”, lojtari është në dilemë nëse dëshiron apo jo ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford”, që është në një periudhë tranzicioni prej disa vitesh nga ikja e Sër Aleks Ferguson. Kështu nëse para pak muajsh për Barcelonën ishte e pamundur të arrinte te Rashford, tani është vetëm 120 milionë euro larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *