Barcelona nuk heq dorë, plani për Pol Pogba

Duket se telenovela “Pogba-Barcelona” nuk ka përfunduar. “The Telegraph” në Angli shkruan se katalanasit do tentojnë ta marrin atë në janar, sikurse ndodhi në vit më parë me Kutinjon, të cilin e blenë nga Liverpuli. Spanjollët nuk heqin dorë nga mesfushori dhe kjo prej faktit se janë të bindur se kampioni i botës nuk është në një situatë të mirë tek Junajtid.

Në mes është Mino Raiola, i cili po punon për transferimin e mesfushorit. Momentalisht pritet që Pogba të japë “OK”-in e tij, më pas të bëhet oferta e duhur. Junajtid nuk kërkon pak, por plot 120 milionë euro.

Këtë verë Barcelona ka arritur deri aty sa të ofrojë 50 milionë euro dhe dy lojtarë. Jerri Mina u përfshi në këtë tratativë, sikurse edhe Andre Gomesh. Të dy këta lojtarë u transferuan më pas tek Evertoni. Për mbrojtësin kishte interes nga Murinjo.

Gjithsesi “Djajtë e Kuq” e hodhën poshtë propozimin e Barcelonës, që do të tentojë në janar ose verën e ardhshme ta blejë francezin. Pogba me Junajtid ka edhe tri vite kontratë. Ndikim të madh në këtë lëvizje do të ketë edhe raporti i 25-vjeçarit me teknikun Murinjo. Barça e ka një sy në Mançester.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online