Krasniqi-Xhixha, sulmuesit “bio” të Superiores

Superkupa u luajt një ditë më parë. Laçi dhe Skënderbeu, shumë të rinj në fushë. Spikasnin në sulm dy të tillë. Për korçarët titullar ishte Blerim Krasniqi: 22 vjeç, shtatlartë, i fortë. Produkt i Besës së Kavajës, më pas shkëlqim tek Apolonia.

E ndoqën disa ekipe, por ishte Skënderbeu që pagoi për të 15 mijë euro. Vjet shënoi një gol me korçarët, kurse me Apoloninë kishte realizuar 10 gola në gjysmë kampionati në Kategorinë e Parë. Shehi e kishte përzgjedhur titullar dhe arriti ta çojë Skënderbeun përpara.

Krasniqi ishte problem për mbrojtjen e Laçit dhe tregoi se po t’i jepet besim mund të bëjë mirë me korçarët këtë sezon. Nuk është shumë i ri ta mendosh mirë, madje mund të thuhet se është momenti ideal për të shpërthyer. Mbetet për t’u parë se sa do t besohet në vijim tek ai.

Te Laçi ra në sy Redon Xhixha. Ka provuar balta nga më të ndryshme në kampionatet e moshave, ashtu si Krasniqi. Pasi ra në sy me Shkëndijën e Tiranës, sulmuesi iu bashkua verën e shkuar Laçit. Nuk ishte i panjohur, pasi presidenti Pashk Laska e kishte ndjekur me moshat.

Si çdo kurbinas, edhe Xhixha dëshironte të vishte fanellën e skuadrës së qytetit të tij. Vjet, në sezonin e parë me Laçin, shënoi katër gola në kampionat dhe shtatë në Kupën e Shqipërisë, duke qenë shënuesi më i mirë në këtë kompeticion.

Nuk ka shumë që i ka mbushur 20 vjeç. Dje ishte titullar me Laçin në Superkupë dhe shënoi golin e dytë për kurbinasit, që dolën të mposhtur. Më shumë se për golin, ra në sy me paraqitjen e tij që ishte mjaft pozitive. Drejtuesit kurbinas po kërkojnë për sulmues, por në asnjë moment nuk harrojnë që e kanë edhe një “bio” në ekip.

VLADIMIR PRENGA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online