Prapaskena, CR7 kërkon një “big” te Juventusi

Juventusi kërkon të fitojë Ligën e Kampioneve dhe për këtë ka afruar në ekip edhe Kristiano Ronaldon. Sulmuesi i realit të Madridit dëshiron ta ngrejë këtë trofe për të katërtën herë dhe pse jo të fitojë edhe Topin e Artë sërish. Uria nuk i mungon, edhe pse ka fituar shumë.

Nga Spanja vjen një lajm interesant, teksa “Don Balon” raporton se portugezi i ka kërkuar drejtuesve të Juventusit të bëjnë edhe një lëvizje në merkato. Ronaldo kërkon që të transferojnë serbin Sergej Milinkoviç-Saviç, për të cilin janë vënë në lëvizje të gjitha klubet më të mëdha në Europë.

Reali i Madridit është një nga klubet që e do mesfushorin, i cili vlerësohet rreth 110 milionë euro. “Don Balon” u referohet edhe fjalëve të babait të Milinkoviç-Saviç, i cili është shprehur se do dëshironte që djali i tij të qëndronte në Itali.

Maksimumi është Juventusi dhe interesim nga bardhezinjtë nuk është se nuk ka, por tanimë duket se edhe Ronaldo po shtyn për ta blerë mesfushorin, për të cilin ka shfaqur interesim së fundmi edhe Milani e Interi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online