Barcelona e do, Monçi i qartë me përgjigjen e tij

Ramon Rodríguez Verdejo, i njohur ndryshe si Monçi, aktualisht është pjesë e Romës si drejtor sportiv. Spanjolli ka bërë mirë te Sevilja dhe italianët nuk ngurruan t’i ofronin në vend pune pas largimit prej klubit që garon në La Liga.

Në vendin e tij ia dinë mirë aftësitë dhe së fundmi emri i tij është lidhur me Barcelonën. Gjithsesi Monçi ka bërë me dije se nuk e mendon një rikthim në Spanjë, pasi ndihet mirë në Itali. Gjithashtu nuk harron të përmendë edhe kontratën që ka me Romën.

“Për momentin nuk kam ndërmend të rikthehem në Spanjë, pasi jam mirë këtu. Këtu është një projket krejt ndryshe dhe kam gjetur Monçin ideal. Nuk di shumë për të ardhmen, por për të tashmen. Nuk shoh përtej ditës së nesërme dhe kam ende vite kontratë me Romën”, ka deklaruar për “Cadena Cope” Monçi, i cili nesër feston 50-vjetorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online