Poçetino: Lojtarët e mi nuk janë mbeturina

Mauricio Poçetino ka vënë veten para skuadrës, duke u zënë nëse mund të thuhet kështu me gazetarët. Tekniku i “Spurs” ka kërkuar që gazetarët të kenë më shumë respekt për lojtarët e tij, pasi me pyetjet që ata po i bënin po ndihej sikur po i ofendonin futbollistët

“Ne duhet të flasim më shumë për futboll, pasi unë e di se ju doni të më shtyni që të them diçka jo të mirë. Ju nuk keni respekt për lojtarët dhe diçka të tillë po e shprehni”.

”Nuk duhet të tregoni mungesë respekti ndaj lojtarëve të mi, pasi jam unë ai që vendos. Kam 25 lojtarë dhe nuk mund të luajnë të gjithë”.

“Ndonjëherë më duket sikur me pyetjet tuaja thoni se në fushë ishin 11, 12 apo 13 lojtarë mbeturina. Ata nuk janë të tillë. Jam shumë i zhgënjyer nga ju, pasi kam respekt për jua, ashtu si dhe lojtarët”.

“Unë vendos për titullarët, ju duhet të respektoni, pasi jam unë trajneri i skuadrës. Ju keni mungesë të theksuar respekti për ata që luajnë, pasi përmendni dhe emra”.

“Të më falni, por unë nuk ju marr vesh. Për lojtarët është e vështirë dhe mund të preken lehtë. Nuk e kuptoj si mund të gjykoni dikë që nuk është këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online