Eliminimi i një nate më parë nga Liverpuli, padyshim i shokoi të gjithë në kampin e Barcelonës dhe post ndeshja nuk kaloi pa probleme.
Sipas raportimeve që jepen nga mediat, Lionel Mesi është sulmuar nga një grup tifozësh katalanas në momentin që ka mbërritur në aeroport.
? Leo Messi vivió un momento de tensión en el aeropuerto de Liverpool
? se habría encarado con aficionados azulgranas y Pepe Costa se lo llevó para que el incidente no fuese a mayoreshttps://t.co/xZYckplaG6— AS (@diarioas) May 8, 2019
Ishte Pepe Costa, një pjesëtar i stafit të Barçës, i cili e largoi argjentinasin, duke evituar një incident që mund të kishte përmasa akoma më të mëdha. Një gjë është e sigurt, në kampin blaugrana gjërat nuk janë aspak mirë…