Theu dorën ndaj Teutës, mbrojtësi zbret në fushë

I dëmtuar në ndeshjen me Teutën, mbrojtësi Dajan Shehi mungon prej kohësh për Kastriotin. Në takimin me durrsakët ai theu dorën dhe sezoni për të ka përfunduar. Gjithsesi, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur, shtatlarti ka zbritur në fushë.

Klubi krutan i ka uruar mirëseardhjen mbrojtësit, i cili në verë u mor nga Teuta në formë huazimi. Shehi me Kastriotin numëron 18 ndeshje në Superiore, teksa 14 herë e ka nisur nga minuta e parë. Kastrioti ndërkohë po mendon për ndeshjen e radhës.

Objektivi i tyre është marrja e pikëve të plota me Flamurtarin në Fushë-Krujë. Shpresohet që Tirana dhe Luftëtari të ngecin këtë javë, në mënyrë që diferenca me to të ngushtohet dhe deri në fund të mbeten në garë për qëndrimin në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online