Barça e nis ters me Lionin, arbitri polak është i “mallkuar”

UEFA bëri të ditur para pak orësh emrin e arbitrin  e takimit midis Barcelonës dhe Lionit. Bëhet fjalë për për polakun Simon Marciniak, një emër ky që sjell kujtime të këqija për katalanasit.

Polaku e ka arbitruar Barcelonën në dy ndeshje të tjera, ku “gjiganti” spanjoll ka pësuar disfata të thella. Bëhet fjalë për takimin dy takime në edicionin 2016/2017 të Champions League, më konkretisht humbja 4 – 0 ndaj PSG-së në “Parc des Princes” dhe disfata në “Juventus Stadium” në raundin tjetër, ku katalanasit u mundën 3 – 0 nga skuadra e Alegrit.

Gjithsesi, superioriteti i Barcelonës ndaj Lionit është i dukshëm dhe kjo u duk qartë dhe në ndeshjen e parë, ku pavarësisht se rezultati përfundimtar ishte 0 – 0, pala spanjolle tregoi një dominim të frikshëm. Megjithatë, një mungesë e rëndë për katalanasit është ajo e Usman Dembeles, i cili u dëmtua këtë fundjavë në takimin ndaj Rajo  Vajekano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *