Goditi yllin e Aston Vilës, tifozit i jepet dënim i rëndë

Pasditen e djeshme u luajt derbi midis Birmingemit dhe Aston Vilës. Në fillimin e ndeshjes, konkretisht në minutën e nëntë ndodhi diçka e paprecedentë për futbollin e sotëm anglez, ku një nga tifozët vendas hyri në fushë dhe goditi yllin e Aston Vilës, Xhek Grilish.

Mesfushori anglez gjithsesi u çua në këmbë dhe vijoi ndeshjen si të mos kishte ndodhur gjë, madje dhe shënoi goline  fitores. Ndërkohë, ditën e sotme është dhënë dhe dënimi për tifozin, i cili zbriti në fushë dhe bëri gjestin e shëmtuar.

Dënimi për tifozin është mjaft i rreptë, teksa do t’i duhet të qëndrojë për tre muaj në burg dhe plot 10 vite pa shkelur në stadium. Një rast i bërë shembull nga drejtësia angleze…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online