Bajerni përvesh mëngët, gati oferta e parë për Kiezën

Skuadra e Bajernit të Mynihut u eliminua nga Champions League që në fazën e 1/16-ve nga Liverpuli, duke humbur në të dyja sfidat përballë anglezëve. Si pasojë, te bavarezët kanë filluar të mendojnë për t’u përforcuar në sezonin e ardhshëm.

Prioritet është sulmi, pasi nga krahët pritet të lihen hapësira nga Roben dhe Riberi, që nuk do të jenë pjesë e kampionëve të Gjermanisë sezonin e ardhshëm. Koman ka vuajtur nga dëmtimet, ndërsa Gnabri nuk garanton vazhdueshmëri.

Si pasojë, drejtuesit bavarez kanë nisur punën për të afruar lojtarë, me Federiko Kiezën objektivin primar. Sipas “TuttoSport”, oferta e parë ka mbërritur në zyrat e Fiorentinës dhe bisedimet kanë filluar. Mbetet për t’u parë nëse ylli italian do të transferohet në Gjermani sezonin e ardhshëm, por interesi nga Bajerni është konkret dhe shumë i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online