Bajerni pa frena, objektivi i radhës është “xhevahiri” i Sitit

Bajerni i Mynihut pasi ka siguruar blerjet e dy kampionëve të Botës, Lukas Hernandez e Benxhamin Pavard, është hedhur në sulm për të bërë një tjetër goditje. Bëhet fjalë për gjermanin e Mançester Sitit, Leroi Sane.

E ardhmja e këtij të fundit duket çdo ditë e më larg Mançesterit. Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe nuk po gjejnë rrugën e duhur. Sulmuesi është një nga lojtarët më të mirë të Sitit, por në ndeshjet e fundit Guardiola ka preferuar treshen Bernardo Silva, Aguero dhe Stërling, çka shton edhe më  shumë dyshimet.

Bajerni i Mynihut është gati për t’u vënë në sulm. Gjermani është pikërisht elementi që mungon në Allianz Arena me Roben e Riberi në ditët e fundit si bavarezë. Çmimi i Sane është shumë i kripur, megjithatë në Mynih e kanë kuptuar se duhet të hapin kasafortën për të qenë kompetitiv në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online