Bajerni me plan të qartë, Hënes: Do shpenzojmë si kurrë më parë!

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes ka bërë me krahë tifozët bavarezë me deklaratën e sotme, pasi premtoi se do të lëshoj dorën dhe do të shpenzojë shifra të çmendura, në mënyrë që ekipi i tij të rikthehet sërish në majën e futbollin europian. “Bajerni është në moment tranzicioni dhe fondi që kemi në dispozicion për sezonin e ardhshëm, është më i madhi në historinë e klubit”, tha Hënes në fjalën e tij.

Nicolas Pepe, ylli i Liles vleresohet 80 milione euro nga klubi francez

Për 35 milionë euro, Bajerni siguroi shërbimet e Benjamin Pavard nga Shtutgarti dhe mbrojtësi do t’i bashkohet bavarezëve në fillimin e sezonit të ardhshëm. Përveç Pavard, flitet se Bajerni ka siguruar edhe shërbimet e Nikolas Pepe për 80 milionë euro, blerje rekord e klubit. Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare sa i takon transferimit të yllit të Lilës.

Vetem 18-vjec, por Hodson-Odoi i ka mahnitur te gjithe ne Angli me paraqitjet e tij. Vlera minimale – 35 milione euro

Kallum Hodson-Odoi është dëshira e madhe e kampionëve të Gjermanisë, të cilët e tentuan dhe në merkaton e dimrit, por pa arritur te kartoni i tij. Tashmë, Odoi është grumbulluar dhe me kombëtaren angleze dhe çmimi i tij është rritur me një trajektore të frikshme. Tani, 18-vjeçari vlerësohet minimalisht 35 milionë euro. Mbetet për t’u parë sesi do të veprojë Bajerni në merkaton e verë, por një gjë është e sigurt: Afrimet e shumta në skuadër nuk do të mungojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online