Bajerni bën pazar në “MLS”, miliona për sulmuesin 17-vjeçar

0

Bajerni i Mynihut është shumë pranë transferimit të sulmuesit të skuadrës së Vankuver Uaikeps, Alfonso Dejvis. Djaloshi kanadez ka tërhequr interes nga shumë klube europiane me paraqitjet e tij në kampionatin MLS, por edhe me përfaqësuesen kanadeze.

Dejvis është i aftë të luajë ne dy krahët e sulmit dhe akoma nuk ka mbushur 18 vjeç. Djaloshi kanadez premton shumë dhe sipas medieve gjermane Bajerni është gati të riskojë për të.

Transferimi i 17-vjeçarit pritet të finalizohet për shumën e 12 milionë eurove, çka do të ishte një rekord për transfertën më të shtrenjtë që del nga “MLS”. Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, përfaqësuesit e ekipit bavarez do t’i futen punës për t’i gjetur kanadezit një skuadër ku mund të huazohet për më shumë minuta nëpër këmbë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.