Luftëtari mohon trukimin: Po tregoheni mosmirënjohës!

0

Klubi i Luftëtarit ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me zërat se ndeshja kundër Ventspilsit me rezultatin 3-3 nuk ishte e paracaktuar dhe nuk bëhej fjalë për baste ilegale. Gjirokastritët e pranojnë se kanë dështuar dhe deklarojnë se priten masa ndaj stafit teknik, por nuk e pranojnë se kanë toleruar, apo janë bërë pjesë e pazarave.

Ata e gjejnë fajin te njerëzit që i kanë sulmuar dhe mediet që kanë “aluduar” për trukime dhe pazare, ndërsa i quajnë të gjithë HIENA, pa kërkuar fare arsyen pse u kthyen të gjithë kundër për teatrin e fëlliqur që u pa në Elbasan, ndërkohë që Luftëtarin nuk e sulmoi askush për humbjen 5-0 në Letoni.

Në fakt, përveç pjesës ku sulmohen të gjithë personat që deklaruan se ishte e trukuar, në deklaratë nuk kishte asnjë argumentim logjik të paktën për golin e tretë ku futbollistët u kthyen në manekinë dhe kuotat e basteve që ishin skandaloze, jashtë çdo logjike e matematike, me Ventspils që rezultoi më i fortë se Barcelona për tregun e basteve. Megjithatë, ndonjëherë heshtja është më mirë se deklaratat boshe, sepse në Shqipëri dihet që çudia më e madhe tre ditë zgjat…

Deklarata e klubit  – “Klubi i futbollit Luftëtari ka ndjekur me interes dhe shqetesim ato çka kanë shkruar mediat duke aluduar per trukime, tolerime apo rezultate te paracaktuara. Luftëtari nuk është bere kurrë pjesë e pazareve apo fiksimeve. Në këtë moment delikat të skuadrës e cila nuk përmbushi pritshmëritë ne debutimin e saj europian, te gjithë u sulen si hiena mbi te gjithe ata qe deri pak dite me pare ishin heronj. Kjo eshte mosmirënjohja e vërtetë ndaj nje skuadre qe deshtoi ne nje aventure te paprovuar me pare. Per sa i perket ceshtjeve teknike eshe stafi teknik ai qe vendos dhe merr vendimet, dhe sigurisht merr meritat ose paguan per deshtimet.

Per sa i perket atyre qe aludojne per trukime dhe fshihen pas profileve false ne rrjete sociale Luftetari i fton qe te pakten te falenderojne per arritjen e skuadres ne nivele te larta ne nje kohe kaq te shkurter. Nese do analizojme humbjen te mos harrojme qe ne ndeshjen e pare skuadra kishte mungesa titullaresh dhe nje arbitrim skndaloz qe mohoi gola dhe penallti per skuadren tone. Per kete klubi ka reaguar me nje note proteste te derguar ne UEFA. Te gjithe atyre qe mezi presin deshtimin e skuadres per te gjetur fajtoret, i ftojme te kene durim sepse Luftëtari eshte ndërtuar dhe destinuar per te qene fitues. Faleminderit”, – përfundon deklarata. 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.