Flamurtari në merkato, Daja po punon në dy pista

0

Flamurtari do ta nisë sezonin e ri me pretendime, ashtu si çdo vit tjetër. Në krye të skuadrës u afrua Ilir Daja. Një trajner kampion dhe që mban dhe medaljen e Kupës së Shqipërisë nga sezoni i vjetshëm. Largimi i tij nga Skënderbeu dhe marrja e drejtimit të bregdetarëve është një sinjal i fortë dhe për rivalët.

Administratori Sinan Idrizi nuk do të kursehet në merkato, një histori që dihet tashmë. I pari i klubit i ka lënë dorë të lirë Dajës, ashtu si Shpëtim Duros para tij. Numri një i stolit ka afruar disa futbollistë cilësorë, por ka nevojë për ndërhyrje dhe në dy pozicione.

Ai do që të afrojë një mbrojtës qendre dhe një sulmes. Pas largimit të Bicajt, Flamurtari foli me Gëzim Krasniqin. Palët janë ende në negociata dhe mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Në krahun tjetër, largimi i Danilo Alveshit bën që tekniku Daja të futet në merkato dhe për një sulmues. Ai po sheh më shumë nga tregu i huaj, pasi në Shqipëri nuk të ngroh thuajse asnjë sulmues.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.