Sebastian Rudi është pranë largimit nga Bajerni i Mynihut. Siç citon “WAZ”, bavarezët kanë arritur akordin me Shalke 04 për kalimin e 28-vjeçarit te klubi “mbretëror” për shumën e 16 milionë eurove.
Mesfushori difensiv nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren e Bajernit me rezultatin 3-1 përballë Hofenhajmit dhe tashmë ai është gati për të nisur aventurën e re me Shalken.
“Shanset për të qëndruar janë të ulëta, por unë e di përafërsisht, se ku do të vazhdoj karrierën timë, por le të jetë akoma surprizë”, foli Sebastian Rudi për “Kicker”.Rudi u transferua te Bajerni vitin e kaluar nga ekipi i Hofenhajmit dhe zhvilloi 25 ndeshje dhe shënoi 1 gol me bavarezët. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes dhe mesfushori do të veshë bluzën e Shalkes.