Kamer Qaka drejt zyrtarizimit, FCSB e huazon

Kamer Qaka nënshkroi këtë verë për 5 vite me Steauan e Bukureshtit (FSCB), por mesfushori duket se nuk do të luajë këtë sezon aty. Lojtari i kombëtares nuk ia ka dalë të përshtatet dot dhe presidenti Xhixhi Bekali, i cili këmbënguli shumë për shtatshkurtin, duket i zhgënjyer.

Për Qakën u paguan 400 mijë euro, ndërkohë që së fundmi u tentua të afrohej Dan Nistor nga Dinamo e Bukureshtit. Për mesfushorin qendror u ofruan 500 mijë euro dhe kartoni i Qakës, por nuk pati marrëveshje.

Nga ana tjetër Poli Iashi ishte gati ta rikthente pas në formë huazimi. Vetë presidenti Adrian Ambrosie e ka shprehur dëshirën për ta pasur sërish në klubin e tij mesfushorin. Gjithsesi Steaua ka menduar diçka tjetër.

Qaka do të huazohet te Voluntari, klub me të cilin presidenti Xhixhi Bekali ka marrëdhënie shumë të mira. Mbetet zyrtarizimi i marrëveshjes për huazimin e mesfushorit. Për 23-vjeçarin është me shumë rëndësi që të luajë, ndaj edhe kjo lëvizje mund të konsiderohet pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online