Xhejms me pozicion të ri, tani më larg portës

0

Xhejms Adeniji është transferuar këtë verë në Azerbajxhan te skuadra e Gabala. Sulmuesi nigerian shoqëroi Sabien Lilajn atje dhe të dy ish-futbollistët e Skënderbeut luajnë si titullarë. Deri më tani po bëjnë mirë, madje javën e parë u përfshinë në formacionin më të mirë.

Ditën e djeshme Gabala luajti në shtëpi kundër Sumqait dhe Lilaj e Xhejms kishin zbritur në fushë që prej minutës së parë. Binte në sy roli i ri i nigerianit, që nuk luan në majë të sulmit apo në krah.

Xhejms është një lojtar teknikisht i mire dhe me lëvizjet e tij me trup arrin të shmangë shpesh kundërshtarë. Për këtë arsye është preferuar që të luajë si fantazist, sikurse edhe shikohet në skemën e publikuar nga Gabala.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.