Elseid Hysaj po pret Mauricio Sarrin. Shkodran dëshiron të largohet nga Napoli dhe e ardhmja e tij është mes dy ekipeve: Juventus dhe Atletiko Madrid.
Sipas raportimeve të Radio Kiss Kiss, klubi “colchoneros” ka bërë ofertën e parë zyrtare për mbrojtësin e djathtë. Shifra nuk bëhet e ditur, por presidenti De Laurentis e ka refuzuar ofertën. Ai e cilëson shumën e ofruar të vogël dhe kërkon më shumë para për kartonin e 25-vjeçarit.
Vetë Hysaj po pret zyrtarizimin e Sarrit në stolin e kampionëve të Italisë dhe një ofertë nga kampionët e Italisë. Edhe Atletiko e Simeones tundon, por spanjollët duhet të rrisin ofertën për të transferuar shqiptarin në kryeqytetin spanjoll.