Ertrit Berisha vazhdon të jetë në stolin e Atalantës. Klubi nga Bergamo ia ka bërë të qartë, portieri i parë këtë sezon do të jetë i riu i ardhur nga Aston Vila, Pierluixhi Golini. Sonte bergamaskët presin Frozinonen dhe Berisha është sërish në stol.
Atalanta shpreson që 29-vjeçarit të pranojë kërkesën nga francezët e Lilës, në të kundërt, Berishës mund t’i mbeten vetëm ndeshjet e Kupës së Italisë. Në fushë nga minuta e parë e nis dhe Berat Gjimishiti, por edhe te ky aktivizim dyshohet se fshihen lojërat e merkatos.
Për qendërmbrojtësin ka pasur interes nga kampionati rus, por skuadra në fjalë ende nuk është e bindur për lojtarin dhe një performancë e mirë ditën e sotme mund të mbyllë kapakun çdo gjëje.
#AtalantaFrosinone il nostro XI: #Gollini #Toloi #Djimsiti #Masiello #Hateboer #deRoon #Freuler #Gosens #Pašali? #Barrow #PapuGomez#GoAtalantaGo ???
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) August 20, 2018